
Ndalesa e radhes e kreut aleancist, Neritan Ceka ishte qyteti i Pogradecit. Gjate takimit te zhvilluar me kandidatet qe kryesojne listen e Aleances Demokratike, Ceka nenvizoi prioritetet e partise se tij per kete zone.
“Diskutuam ceshtje specifike, si zhvillimin e pro-kreditit, zhvillimin e turizmit dhe zhvillimin e bujqesise”, ka deklaruar Ceka.
Nderkohe qe kreu i Partise Lidhja Demokristiane Shqiptare, Nikolle Lesi ka bere thirrje ne komunen e Shen Kollit qe te votohet numri tre ne fleten e votimit.
Lesi eshte shprehur se deputete te majte dhe te djathte te bashkepunojne pas zgjedhjeve per zhvillimin e qarkut te Lezhes.
“Sapo te behem deputet, do te kerkoj nga deputetet e majte dhe te djathte te qarkut te jemi solidare kur flitet per interesat e zones”, ka pohuar Lesi.
Top Channel