Edhe sektori i bujqesise u perdor nga qeveria per te arritur fitoren ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ashtu si veproi me legalizimet, te pastrehet, sigurimet dhe ish-pronaret, Kryeministri permes ministrit te Bujqesise perdori nje skeme efikase per te rritur elektoralin.
Brenda dy javeve, jane ndare rreth 3.3 milione dollare kredi per 43 subjekte qe kishin aplikuar ne Ministrine e Bujqesise dhe Ushqimit.
E gjithe procedura e verifikimit te dokumenteve zgjati dy jave, pra me pak sesa aplikimi ne banke kur merr kredi. Pas udhezimit te perbashket te ministrit te Financave dhe atij te Bujqesise, ku jepet sqarime rreth procedurave qe do te ndiqen per shperndarjen e fondit, aplikimet jane dorezuar deri me 15 maj, ndersa brenda dates 30 maj, perfunduan te gjitha vleresimet e kerkesave.
“Prane zyrave tona paraqiten aplikimet per kredi 54 subjekte, ndersa fitues ne baze te vleresimeve me pike, u shpallen 43, ku numri me i madh u perkiste linjave frigoriferike. Çdo veprim ka qene transparent dhe konform udhezimit te dy ministrave, Finances dhe Bujqesise”, tha Ferdi Brahushi, drejtori i Agjencise per Zhvillimin Bujqesor dhe Rural-AZHBR. Fondi 3.3 milione dollare u krijua nga mbledhja e parave te ndara vite me pare nga Projekti Japonez, nga ku dolen disa shkelje. Qeveria ua mblodhi fermereve keto para, per t’i rishperndare sipas procedurave te reja, ne funksion te tri shtyllave kryesore per sektorin bujqesor. Fondi do t’u jepet subjekteve qe kane interes te ngrene linja te perpunimit te qumeshtit, fruta-perimeve dhe linjave frigoriferike.
Kredia
Jane 43 subjekte qe kane perfituar kredi pa interes nga qeveria, vetem dy jave para zgjedhjeve, me nje mesatare prej 80 mije dollaresh. Ministria e Bujqesise thote se procesi i shperndarjes se parave per ngritjen e linjave ne tre sektore, ka perfunduar nje jave me pare, ndersa faza e ndarjes nisi ne fillim te qershorit. Afati i shlyerjes se kredise eshte 7 vjet, ndersa pagesa e kesteve nis pas nje viti. Ministria ka llogaritur 2-3 keste ne vit qe duhet te paguaje subjekti, ndersa do t’i jepet ne vitin e pare vetem 30 per qind e vleres se investimit. Me 20 dhjetor 2009, AZHBR do te nise verifikimet ne terren, per te pare ecurine e projektit, nese kredia ka shkuar per qellimin e kerkuar. Ne rast se kestet nuk paguhen ne kohe, ministria ka parashikuar sanksionet, e cila eshte 5 per qind mbi shumen e papaguar. Kur jane dy keste te papaguara, atehere Ministria e Bujqesise se bashku me organet tatimore bllokojne aktivitetin.
Kriteret
Masa e kredise eshte dhene ne varesi te investimit, por jo me shume se 50 mije dollare per dhomat frigoriferike, 100 mije dollare per blerjen e instalim linjash te perpunimit te qumeshtit, si dhe 150 mije dollare per linjat e perpunimit te fruta-perimeve. Drejtori i AZHBR-se, Brahushi, tha se ka pasur interes te madh per te tre sektoret e investimit, por fitues me shume ka pasur nga linja e dhomave frigoriferike.
Kushti kryesor qe te merrje kredi nga Ministria e Bujqesise ishte paraqitja e plan-biznesit trevjeçar, si dhe vertetimin nese ka apo jo detyrimet ndaj tatim-taksave.
Tjeter kriter ishte qe subjekti nuk duhet te kishte kredi te marre ne ndonje banke, duhet te dorezonte nje bilanc financiar, aftesite ekonomike, plan-marketingun, studimin e tregut, vendndodhjen e investimit, si dhe pronesine e tokes. Ne rast se prona eshte marre me qira, afati duhet te jete te pakten 10 vjet, verifikuar me noter etj. Te gjitha keto shpenzime jane paguar nga aplikuesi per kredi, perfshi dhe gjyqet.
Agjencia e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural, permes drejtorit te saj qarteson se, çdo aplikant ka paraqitur te hipotekuar pasurine e patundshme, e barasvlershme me 100 per qind te vleres se kredise.
Top Channel