Dorezohet autori tjeter i vrasjes tek “Ali Demi”

22/06/2009 08:40

Vetedorezohet ne polici edhe autori tjeter i dyshuar per vrasjen e nje 30-vjeçari dhe plagosjen e dy personave te tjere nje jave me pare te zona e “Ali Demit” ne kryeqytet.

Pas vetedorezimit te Erjon Dudes, edhe kusheriri i tij, Dorian Rrapushi eshte paraqitur ne polici dhe ka pranuar te vetedorezohet.

Ata do te ndiqen penalisht per vrasje dhe plagosje me dashje. Ngjarja ndodhi ne daten 14 qershor, pasi prej ditesh Duda kishte pasur debate me Fatjon Çelen, i cili mbeti i vdekur nga sulmi me thike, si dhe u plagosen vellezerit Klodjan dhe Taulant Allmuça, te cilet moren plage te lehta.

Diten e ngjarjes, Duda dhe Rrapushi ishin perplasur serish me tre te demtuarit dhe i kishin goditur me thike. Sipas policise, kjo eshte pranuar si nga Duda, por edhe nga 18-vjeçari Rrapushi, i cili ka rrefyer sesi kishte ndodhur gjithe ngjarja. Krimi i rende ndodhi kur dy grupe te rinjsh u grinden me njeri-tjetrin dhe me pas gjithçka perfundoi ne perleshje me fund tragjik per Çelen.

Policia beri te ditur nepermjet nje njoftimi per shtyp se, nga veprimet e para hetimore, u arrit identifikimi ne nje kohe te shpejte, i njerit prej autoreve te ngjarjes dhe disa dite me vone u identifikua edhe Rrapushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA