Chelsea-Pirlo, nisin bisedimet mes klubeve

22/06/2009 18:20

Menjehere pasi presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi e ka cilesuar si te “shitshem” mesfushorin Pirlo, Chelsea ka nisur punen per ta marre “regjisorin” ne Londer pas kembenguljes se trajnerit Ancelotti.

Sipas tabloidit “The Sun”, trajneri e ka bindur pronarin rus Roman Abramovich te nxjerre parate nga arka per te blere lojtarin italian qe mendohet te jete truri i skuadres se re te Chelsea. Eshte e veshtire qe londinezet te japin 30 milione euro per nje lojtar qe po shkon drejt fundit te karrieres, por gjithesesi palet do bisedojne per kete ceshtje.

Persa i perket merkatos se blerjeve, Milan ka nisur nje ofensive per te marre Fernando Gago nga Real Madrid. Sipas gazetes “El Mundo”, mesfushori argjentinas shihet si pasardhesi i Pirlos dhe pelqehet shume nga Leonardo. Kuqezinjte jane shprehur te gatshem te derdhin 10 milione euro ne arken e Realit per te transferuar ne “San Siro” ish lojtarin e River Plate.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA