Bolivi, televizioni mashtron me pamjet e “Lost”.

22/06/2009 10:05

Televizioni bolivian PAT transmetoi sekuenca filmike te cilat i quajti si “filmime te bera nga pasagjeret e Air France para se te rrezohej” dhe qe po transmetoheshin per here te pare, por qe ne fund doli nje mashtrim, sekuencat filmike ishin  marre nga seriali i njohur amerikan  “Lost”.

Ne edicionin e lajmeve televizioni PAT tha se “filmimet ishin bere nga nje aparat ‘Casio z750’ me autor Paulo G.Muller, brazilian  qe punonte si aktor teatri dhe se aparati ishte gjetur nga marina braziliane gjate kerkimeve te bera ne Atlantik.

Nje gazete e perditshme ne Bolivi duke iu referuar rastit ne fjale ka shkruajtur qe “televizioni PAT ka marre lajmin neper forume ose nepermjet e-maileve te rreme dhe nuk eshte munduar ta verifikoje saktesine apo vertetesine e tij”.

Top Channel