Berisha premton rrugen e Arbrit

22/06/2009 15:35

Pak dite perpara mbylljes se fushates, stacioni elektoral i kreut te demokrateve, Sali Berisha ishte qarku i Dibres.

Ne Peshkopi, ne Bulqize dhe ne Klos, pas inaugurimit te 20 kilometrave te para te rruges se Arbrit, zoti Berisha premtoi perfundimin, sic tha ai, brenda mandatit te dyte qeverises, te ketij segmenti, qe e cilesoi si rruga tjeter e kombit, e cila pergjysmon distancen mes verilindjes dhe Tiranes.

“Ne daten 15 u shpall tenderi per segmentin tjeter Bulqize-Klos dhe une ju garantoj se brenda vitit do te nise edhe Klos-Tirane, Tirane-Klos”, premtoi Berisha.

Per infrastrukturen ne kete zone kreu i demokrateve tha se eshte mbyllur tenderi per rrugen Peshkopi-Maqellare dhe me pas Peshkopia do te lidhet me Librazhdin, duke hapur keshtu sipas Berishes nje treg te ri per prodhimet e zones dhe duke lehtesuar levizjen.

“Ne do te kompletojme rrugen ne do te kompletojme rrugen me te gjate te ketij kombi, unazen qe fillon ne Tropoje dhe perfundon ne Delvine”, u shpreh Berisha.
Ne qarkun e dibres, zoti Berisha premtoi trajtim te vecante financuar per fermeret e zones verilindore.

“Ju ftoj te mbillni ate kulture bujqesore qe ju mendoni se ju jep me shume perfitime, zona verilindore  e vendit do te kete  nje program te veçante per financimin dhe heqjen e te gjitha kufizimeve per kulturat me fitimprurese. Fermereve te Peshkopise ju premtoj sot ne kete shesh, financim pa kufizim per te gjithe projektet e tyre”, tha Berisha.

Ndersa gjate takimit elektoral ne Bulqize premtimi kryesor i kreut te demokrateve ishte per minatoret.

Kam ardhur sot ketu, per t’u zotuar para jush, para minatoreve te Bulqizes, se nje nder ligjet me te para qe do te kaloje ne parlament eshte shkurtimi me 5 vjet i kohes se  pensionit per minatoret e Bulqizes dhe te mbare Shqiperise. Ky shkurtim per efekte pensioni do te kete fuqi te plote prapavepruese”, tha Berisha.

Duke i cilesuar keto zgjedhje si nje moment historik, zoti Berisha ftoi emigrantet te bashkohen me projektin e Partise Demokratike.

Top Channel