
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka nisur nga Kruja numerimin mbrapsht deri me 28 qershor, dite te cilen ai e ka cilesuar si dite historike, qe do te riktheje sipas tij lavdine elektorale te 17 viteve me pare per Partine Demokratike.
“Me 26 qershor ju ftoj te gjitheve, burra e gra, te rinj e te reja, ne sheshin e atij burri qe nuk vdes kurre, ne sheshin “Skenderbej”. Te festojme se bashku fitoren historike te Krujes evropiane, Tiranes evropiane dhe Shqiperise evropiane”, ka deklaruar Berisha.
Te njejtin mesazh zoti Berisha e dha edhe ne Fushe Kruje, qe bashke me Krujen jane pjese e qarkut te Durresit, nje nga me te rendesishmit, pasi con ne Parlament 19 deputete.
“Ne ketu fillojme fitoren, firmosim 22 marsin e ri, firmosim Shqiperine evropiane. 10-a eshte besimi i madh qe Europa blu ka tek Sali Berisha, ka tek Shqiperia”, eshte shprehur Berisha.
Top Channel