
Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka prezantuar prioritetet per 6 mujorin e dyte te vitit 2009.
Per Shqiperine, suedezet vleresojne se Komisioni duhet te jape opinionin e tij mbi dhenien ose jo te statusit kandidat menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme dhe perpara perpilimit te progres-raportit te nentorit.
“Aplikimi i Shqiperise eshte dorezuar dhe sigurisht qe ne po e ndjekim dhe do te ndjekim menyren se si do te zhvillohen zgjedhjet e te dieles ne Shqiperi. Me pas eshte ceshtje thjesht teknike qe ta dergojme kete aplikim nga Keshilli tek Komisioni. Atehere Komisioni do te beje ate qe ne e quajme X-Ray, apo skanimin e vendit. Dhe ky skanim do te jete shume i gjere e une nuk pres qe Komisioni te na raportoje mbrapsht para se te kete kaluar me shume se nje vit, njesoj si per Malin e Zi, pasi ka shume pune per tu bere ende. Dhe vetem atehere, kur ceshtja t’i kthehet serish Keshillit te BEse, ne do te diskutojme a do t’i jepet vendit statusi kandidat, apo nese mund te levizet edhe me perpara se kaq”, ka deklaruar ministri i Jashtem suedez, Carl Bilt.
Shefi i diplomacise suedeze permendi se nje tjeter prioritet i presidences eshte dhe liberalizimi i vizave me Ballkanin, sikunder dhe bashkepunimi rajonal ne praktike.
“Ceshtja e liberalizimit te vizave eshte qartesisht nje shqetesim kyc si per ne njesoj edhe per vendet e Ballkanit perendimor. Ne do te theksojme pervec kesaj nevojen per intensifikimin e bashkepunimit praktik rajonal ne ceshtje te ndryshme, sic jane energjia apo transporti, e kjo pak me poshte nivelit me te larte politik, por ne terma konkrete per ta bere me te lehte perparimin ne keto ceshtje”, ka shtuar Bilt.
Suedia merr presidencen e radhes te Bashkimit Evropian ne 1 korrik dhe do te udheheqe 27 vendet anetare deri ne 31 dhjetor 2009.
Top Channel