Avioni humbet lartesi, plagosen 7 pasagjere

22/06/2009 10:15

Te pakten 7 pasagjere u plagosen ne fluturim, kur  nje Avion Airbus 330 i kompanise australiane Qantas Airlines humbi papritur lartesi sepse ndeshi ne turbulenca.

Avioni me 219 pasagjere po udhetonte mbi Malajzi. Mjeti fluturues ishte nisur nga Hong – Kongu dhe do te zbriste ne Perth te Australise.  

Kompania njoftoi se turbulencat zgjaten pak por ishin aq te forta, sa per te shkaktuar plage te lehta te disa prej pasagjereve te airbus-it, qe nuk mbanin rripin e sigurimit.

Sipas zyrtareve te kompanise zbritja e menjehershme ishte e barabarte  me lartesine e nje godine 30 kateshe. Qeveria australiane urdheroi fillimin e hetimeve.

Top Channel