“Une votoj”: PD realizoi 20% te premtimeve

22/06/2009 15:00

Vetem 6 dite para se shqiptaret t’u drejtohen kutive te votimit, per te zgjedhur qeverine e ardhshme, levizja Mjaft ka bere publike monitorimin e punes se deputeteve por edhe te partive ne kuvendin e Shqiperise nga viti 2005 deri ne 2009.

Ne kete monitorim rezulton se Partia Demokratike qe perfaqeson edhe mazhorancen qeverisese ka mbajtur vetem 20 % te premtimeve elektorale ose e thene ndryshe ka iniciuar 106 nisma ligjore nga 529 ne total.

Edhe Partia Republikane eshte shume larg realizimit te premtimeve te saj ndaj elektoratit. Ajo ka arritur te zbatoje vetem 32.1 % te premtimeve elektorale, ndersa nuk ka arritur te mbaje nje nga premtimet me kyce ate te  kthimit dhe kompensimit  te pronave.

Ne raport thuhet  se shpenzimet e kuvendit te Shqiperise nga viti 2006 ne 2009 jane rritur me 30.3 % ose 113.milion leke, duke e kthyer ne institucionin me shpenzime me te larta operative ne rajon. Keshtu 3.7 miliarde leke shkojne vetem per luksin e deputeteve.

Skuadra e levizjes Mjaft, “Une votoj” ka nenvizuar se gjate ketyre kater viteve, puna e deputeteve eshte orientuar kryesisht ne ratifikimin e marreveshjeve nderkombetare, rajonale dhe ndershteterore qe zene 53 .3% te kohes dhe vetem 13.6 % e veprimtarise se tyre i eshte kushtuar hartimit te nismave te reja ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA