21 kandidate, te padenje per deputete

22/06/2009 09:05

Publikohet “lista e zeze” e koalicionit qytetar per nje “Parlament te paster” pas nje skanimi qe u eshte bere gjithe kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit.

21 kandidate kane rezultuar se nuk i permbushin standardet kualifikuese dhe nuk jane te keshillueshem per t’u zgjedhur ne Kuvendin e ardhshem.

Koalicioni per “Parlament te paster”, kryesohet nga ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu, i cili theksoi se nga keta 21 kandidate, shumica e tyre, 5 kandidate jane nen siglen e Partise Republikane, 4 ne listat e PD-se dhe PDK, 3 ne listat e PS-se dhe nga nje ne listat e LSI, G99, LDK, PDS, LZHK dhe PSV91.

Nga nje investigim i kryer per 165 emra te propozuar ne listat e te gjitha partive politike per garen e 28 qershorit, 15% e tyre rezultojne te papershtatshem per te qene perfaqesues te qytetareve ne legjislaturen e ardhshme.

Nder kriteret qe koalicioni perfshiu ne hulumtimin e tij ishte edukimi i kandidateve, pervoja e tyre profesionale dhe ajo politike, si dhe precedentet penale.

Nje tjeter kriter i cili u mor parasysh, edhe pse nuk kishte nje peshe te llogaritur specifike ne pikavarazhin e pergjithshem, ishte perfshirja e kandidateve ne çeshtje kontraversiale te ngritura kryesisht nga shtypi i pavarur. 21 kandidate per deputete, jane shenjuar ne listen e zeze te koalicionit per nje “Parlament te paster”.

Vlen te theksohet se ky koalicion ka publikuar emrat e kandidateve, por nuk ka dhene detaje te qarta se ne cilen baze eshte bere kjo perllogaritje. Nga Partia Republikane, jane pese kandidate te cilet sipas hulumtimit te koalicionit per nje “Parlament te paster” rezultojne se nuk permbushin standardet.

Astrit Veliaj, Hajrulla Paturri, Mehmet Spahiu, Myrvete Pazaj, Vasilika Çaushi jane ‘problematiket’ e republikaneve. Ne siglen e PD-se, koalicioni i ish-presidentit Moisiu ka perzgjedhur kater emra, te cilet jane Paulin Sterkaj, Indrit Fortuzi, Spiro Ksera dhe Lefter Maliqi.

Nga PDK-ja jane Pashk Ujka, Frrok Gjini, Jak Ndokaj dhe Mark Kroqi. Ne siglen e PS-se jane tre kandidate te shigjetuar nga koalicioni per nje “Parlament te paster”, ku radhiten emrat e Asllan Dogjanit, Tom Doshit dhe Vangjel Tavos. Nga partite e vogla jane emrat e kandidateve, Artur Duçkallari, Pilo Kerri, Viron Bezhani, Nazmir Bilani dhe Gezim Boçari.

Ne prag te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009, ky koalicion u angazhua ne nismen per verifikimin e pershtatshmerise se kandidateve per deputete, pra perfaqesuesve potenciale te shqiptareve ne kater vitet e ardhshme, me vlerat dhe atributet qe duhet te mbarte pozicioni i perfaqesuesit te vullnetit dhe interesit te qytetareve.

Nga verifikimi i nje skuadre gazetaresh hulumtues rezultoi se nga te gjithe kandidatet per deputete te perzgjedhur ne baze te peshes specifike te partise perkatese ne Parlamentin aktual dhe mundesise se fitimit te mandatit, si rrjedhoje e pozicionit ne listat zyrtare te partive, 21 prej tyre nuk mund te jene te pershtatshem si perfaqesues te denje te elektoratit dhe gjithe qytetareve shqiptare.  
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA