Shtypi grek per zgjedhjet shqiptare

21/06/2009 19:45

Me ngjyra dhe komente te ndryshme mediat greke te shtypit si edhe ato elektronike kane filluar gradualisht te pershkruajne fushaten zgjedhore dhe te japin analizat e tyre te para per zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi.

Me titull: “Plani im per te qeverisur Shqiperine”, prestigjozja greke “Kathimerini” boton ne faqen e saj te se dieles nje interviste te shkurter me kryesocialistin Edi Rama, te cilin e konsideron si nje kryebashkiak te suksesshem, nje intelektual, politikan modern qe ka si vizion te ndryshoje mentalitetet konservatore te se kaluares te vendit te tij dhe ta coje ne sallonet europiane.

“Zgjedhja e tij – shkruan gazeta – i jep fund hakmarrjes politike Berisha-Nano qe e ka lodhur vendin prej viteve 90”, ndersa i kushtohet nje vend i vecante bashkepunimit te socialisteve me PBDNJ-ne.

“Permbysje e parashikimeve pritet ne zgjedhjet shqiptare” – shkruan edhe gazeta “Imerisia”.

Pas nje pershkrimi skolastik te javeve te fundit te fushates, deri edhe ne tre vrasjet e shenuara gjate saj, kjo gazete i ve theksin frikes se manipulimeve te zgjedhjeve duke komentuar faktin se nje shumice e madhe e qytetareve nuk jane pajisur me kartat e identitetit.

“Shqiptaret duhet te zgjedhin midis dy figurave thekson gazetari – Rames, kryebashkiakut te Tiranes qe eshte i preferuari i Europes dhe i amerikaneve dhe sigurisht me modern dhe modest nga rivali i tij dhe Berishes, qe simbolizon te kaluaren, por qe qeverise se tij i dedikohen disa suksese te rendesishme ne vitet e fundit si integrimi i vendit ne NATO, kontributit ne pavaresine e Kosoves si dhe ritmi i zhvillimit ekonomik te vendit”.

Ndersa gazeta e majte “Eleftherotipia” boton nje perkthim te “Le Mond Diplomatique” me titull: “Autostrada e korrupsionit kombetar” ne te cilen aludon se kjo veper ka si qellim bashkimin e Shqiperise me Kosoven.

Midis te tjerash duke analizuar hollesisht menyren se si filloi procesi i ndertimit te kesaj rruge, proceset gjyqesore te hapura ndaj ministrit Basha, lidhjet me boshnjakun Fazllic, dy gazetaret franceze hedhin dyshimet e tyre per rritjen gati dyfish te fitimit te kompanise amerikane qe po nderton segmentin super te kushtueshem, Rreshen-Kalimash.

“Kjo rruge – perfundon artikulli – perdoret nga udheheqesi demokrat shqiptar, si rruge per rizgjedhjen e tij ne krye te shtetit shqiptar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA