Pakistan, gazetari i NYT arratiset nga burgu taleban

21/06/2009 08:15

Gazetari amerikan i “New York Times”, David Rhode ka arritur te lirohet pas 7 muajve i mbajtur peng nga talebanet ne Pakistan.

Lajmin e ben te ditur vete gazeta, sipas se ciles, ai arriti te arratisej bashke me nje gazetar pakistanez te quajtur, Tahir Ludin. Dy gazetaret kane arritur te dalin nga dritarja e dhomes ku mbaheshin prej me shume se gjysme viti dhe sipas te dhenave, ata u ndihmuan edhe nga nje zbulues i ushtrise pakistaneze, i cili i coi ne bazen me te afert ushtarake.

Menjehere pas ketij lajmi ka reaguar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila falenderoi Pakistanin per ndihmen qe i dha gazetarit amerikan. Clinton u shpreh se ka pasur perhere besim dhe eshte lutur qe Rhode te rikthehej sa me pare prane familjes se tij. Rhode mbahej peng prej 7 muajsh ne pjesen veriore te Pakistanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA