Teheran, gaz lotsjelles ndaj protestuesve

20/06/2009 16:05

Policia ne Teheran ka perdorur gaz lotesjelles per te shperndare qindra protestues qe po manifestonin ne favor te kandidatit Mir Hossein Moussavi.

Lajmin e ben te ditur agjencia e shtypit “Fars”, sipas te ciles turma ishte mbledhur perpara universitetit te kryeqytetit iranian.

Nderkohe, ne jug te Teheranit nje kamikaz eshte hedhur ne ere duke demtuar permendoren e ajatollahut Ruhollah Khomeini, por per fat te mire pa shkaktuar viktima.

Nderkohe, pritet fjalimi i shumepritur i Moussavi, i cili do t’i drejtohet mbeshtetesve te tij.

Fjalimi do te percaktoje rrjedhen e ngjarjeve ne Iran dhe rrugen qe do te ndjeke opozita per te kundershtuar zgjedhjet e 12 qershorit, sipas saj te manipuluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA