Itali, simulohet ne gjyq vrasja e Meredith

20/06/2009 16:50

Ne Itali vazhdon procesi gjyqesor qe pritet te hedhe drite mbi vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher.

Ne seancen e sotme pala mbrojtese e te pandehurit Reffaele Sollecito, e perbere nga eksperte te mjekesise ligjore, ka rindertuar ne sallen e gjyqit skenarin e vrasjes se Meredith.

Sipas skenes, studentja britanike eshte sulmuar nga mbrapa vetem nga nje person teksa ndodhej ne dhomen e saj.

Ne seance ishte e pranishme edhe studentja amerikane Amanda Knox, e cila e ndoqi skenen me sy te ulur dhe me nje dore me te cilen mbulonte pjeserisht fytyren.

Vrasja e Meredith Kercher ne apartamentin e saj ne qytetin e Peruxhas beri buje te madhe ne opinionin publik dhe mediat nderkombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA