Iran, Moussavi do t’i drejtohet popullit
20/06/2009 11:55
Pas refuzimit nga autoritetet iraniane te kerkeses se opozites per te mbajtur sot nje tubim pritet reagimi i liderit te manifestimeve Mir Housein Moussavi i cili do t’i drejtohet me nje thirrje mbeshtetesve te tij.
Lajmit i dhene nga televizioni shteteror iranian se opozita kishte njoftuar anullimin e protestes se dites se sotme pasi autoritetet nuk i kishin dhene lejen e nevojshme, rrit interesin e iranianeve kundrejt fjalimit te Moussavi-t.
Fjalimi pritet te percaktoje rrjedhen e ngjarjeve ne Iran dhe rrugen qe do te ndjeke opozita per te kundershtuar zgjedhjet e 12 qershorit, sipas saj te manipuluara.
Top Channel