Irakeni kerkon te behet shqiptar

20/06/2009 17:45

Pa llogaritur shtetasit qe tentojne te kalojne si klandestine nepermjet Shqiperise drejt Perendimit, mesatarisht 10 te huaj ne vit i drejtohen vendit tone duke kerkuar azil.

Mes tyre ballkanas, por ajo qe vihet re eshte rritja e numrit te personave qe vijne nga Turqia, Algjeria, Afganistani apo edhe Kina.

Por pervec kosovareve qe prej vitesh kane marre lejen e qendrimit ne Shqiperi, irakeni Dija Al Jaburi eshte nder te paret qe ka trokitur ne qendren e azilanteve.

Ai ka ardhur nga Bagdadi ne 1994, per t’i shpetuar sic thote regjimit te Sadam Husein. Pas 15 vjetesh qendrimi ne Tirane, marteses me nje shqiptare dhe hapjes se nje biznesi, ai ka aplikuar se fundi per pasaporte shqiptare.

“Erdha nga frika e politikes se Sadamit. Kam pasur frike nga ushtria e Sadamit, edhe vellai im ka pasur probleme me te”, tregon Al Jaburi per Top Channel.

Ai ka akoma ne Bagdad nje pjese te familjes se tij dhe thote se nuk mund te kthehet pasi zhdukja e te vellait, qe ne kohen e Sadamit ishte polic ne Irak, por edhe lufta e bejne te kete frike per jeten.

“Nuk kam shkuar me ne Bagdad. Me situaten ku ndodhem nuk kam mundesi”, thote Al Jaburi.

Ai ka ardhur ne qendren e azilanteve nen shoqerine e bashkeshortes se tij, per te festuar diten nderkombetare te refugjateve dhe azilkerkuesve ne bote. Nderkohe qe ky aktivitet u ndoq edhe nga zonja e pare  e vendit, Teuta Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA