Tentoi te kalonte kufirin, sulmohet nga ariu

19/06/2009 11:20

Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur ne kufirin shqiptaro-grek,me protagonist nje emigrant shqiptar, 42 vjec.

Sipas policise se Kosturit, emigranti emri i te cilit nuk behet publik po kalonte me dy shqiptare te tjere ilegalisht kufirin ne Trigono ne brigjet e Prespes.

Ne rrethana qe ende nuk dihen, rruga e klandestineve, u nderpre pa pritur prej sulmit te nje ariu, qe po kalonte ne shtegun e emigranteve bashke me kelyshin.

Ariu sulmoi emigrantet, duke i shkaktuar 42-vjecarit plage te thella ne koke dhe krah. Dy te tjeret u larguan te trembur, duke e lene 42-vjecarin ne meshiren e fatit.

Ngjarja do te kishte fund tragjik, nese pak metra me tutje nuk do te kalonte nje patrulle e policise greke, e cila me te shtena ne ajer dhe sende te forta, arriti ta largoje ariun, duke i shpetuar keshtu jeten emigrantit.

Ai u dergua me urgjence ne spitalin e Follorines. Mjeket thone se gjendja e 42 vjecarit nuk eshte e rende dhe brenda dy ditesh do te lere spitalin, per t’u deportuar ne Shqiperi.

Top Channel