Spanje, Zapatero denon atentatin e ETA-s

19/06/2009 16:35

Kryeministri spanjoll Zapatero ka denuar atentatin e sotem te ETA-s dhe ka premtuar nje ndeshkim te ashper per pergjegjesit.

“Autoret e ketij akti do te ndeshkohen me gjithe ashpersine e parashikuar nga ligji, duke marre denimin me te gjate dhe me te eger te mundshem”, ka deklaruar Zapatero.

Kryeministri ka rikonfirmuar vendosmerine e tij per t’i dhene fund ETA-s dhe u ka bere apel te gjitha forcave politike qe t’i japin prioritet ketij objektivi.

Atentati i organizates separatiste baske u krye mengjesin e sotem ne Bilbao, ku nga shperthimi i nje autobombe mbeti i vrare nje agjent policie.

Top Channel