
Ne qytetin jugor te vendit ne Sarande, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama perforcoi deklaratat ne lidhje me presionet ndaj nepunesve te administrates shteterore ne fushate, kritika qe u perfshine edhe ne raportin e trete te vezhguesve te OSBE-ODIHR.
“Fushata elektorale po kthehet ne nje makth per gjithe ata mesues, mjeke, infermiere, nepunes qe duhet te perballojne shantazhet, kercenimet me kusht voten e tyre. Cdo deshmi e cdo mjeku, mesuesi, nepunesi qe do te denoncoje eprorin e vet per kete fakt, do te kete vlere per nxjerrjen para drejtesise te ketyre individeve”, u shpreh Rama.
Kreu i PS-se, ngriti akuzen me te forte qe pas fillimit te fushates tre jave me pare, kur vuri ne dyshim standartet demokratike te zgjedhjeve.
“Per cfare mund te flasim sot nese nuk clirohemi njehere e mire nga kjo lloj politike e vjeter e se shkuares qe eshte politika e politikaneve, per interesat e nje kryeministri qe e do me cdo kusht mandatin e tij”, tha Rama.
Shefi i socialisteve Edi Rama paralajmeroi ne emer te ligjit cdokend qe do mund te ndryshoje drejtimin qofte edhe te nje vote te vetme
“Berisha dhe grupi i tij i njerezve, duan te mbajne me cdo kusht pushtetin. Ata duhet te heqin dore nga cdo strategji dhe cdo perpjekje per te prekur voten”, tha Rama.
Top Channel