
Ne nje shesh publik ne ambient te hapur, edhe Levizja Socialiste mbajti nje miting ne qytetin verior te Shkodres, i njohur si bastion i te djathtes.
Te pranishmeve qe brohorisnin per LSI-ne, kryetari i partise, Ilir Meta u tha se beson qe me 28 qershor, qyteti i traditave te kultures dhe artit do te votoje per Alternativen Socialiste per Integrim:
“Eshte alternativa me perfaqesuese per qytetarine, traditat dhe vjen per te nxjerre Shkodren nga kriza ekonomike dhe per te sjelle zhvillimin e bujqesise. Ne kemi nje projekt integrues, bashkepunues qe na krijon mundesi qe pas 28 qershorit te nisin zbatimin e planit per veprim”, tha Meta.
Lista e LSI-se ne Shkoder kryesohet nga profesor Sokol Axhemi, ish-sportisti biznesmen Sait Fishta dhe sociologia Nora Malaj.
Top Channel