
Ekspertet e kontraktuar nga fondacioni Soros per te mbikeqyrur buxhetin e shtetit, kane dhene alarmin se rritja e forte e shpenzimeve te qeverise, te nxitura nga fushata elektorale, kercenon ekonomine duke rrezikuar te sjelle pasoja te renda edhe per qytetaret.
Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave, per 5 mujorin, per here te pare, investimet publike ishin 113 per qind e planit, cka beri qe deficiti buxhetor te kerceje ne 131 per qind. Ne kete pike ekspertet rekomandojne modifikimin e buxhetit.
Ligji i buxhetit te shtetit per vitin 2009 ka vene si kufi maksimal te deficitit buxhetor shifren 4 per qind, por FMN vlereson se se ky limit do te kalohet dhe deficiti mund te arrije ne 6.3 per qind.
Top Channel