Google dhe Facebook tani edhe ne persisht

19/06/2009 13:35

Pas embargos ndaj gazetareve te huaj ne Iran, gjigandi i internetit “Google” njofton se ka shtuar ne “Google Translate” edhe persishten.

Risia lejon perkthimin nga persishtja ne anglisht dhe anasjelltas me shpresen se mund te ndihmoje ne shperndarjen e informacionit rreth krizes pas zgjedhore ne Iran.

“Sherbimi eshte falas dhe mendojme se eshte vecanerisht e rendesishme te informohemi mbi ngjarjet ne Iran”- thuhet ne nje lajmerim te Google. Te njejtin sherbim ofron edhe rrjeti i komunikimit online “Facebook”.

Pasqyrimi i ngjarjeve ne Iran eshte bere shume i veshtire pas masave te marra nga autoritetet iraniane kryesisht ndaj reportereve te huaj duke e quajtur median “nxitese te protestave dhe te dhunes”.

Top Channel