
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur Tiranen per t’i kthyer pergjigje kreut te opozites Edi Rama, i cili paralajmeroi qeverine te mos cenoje voten me 28 qershor. (UPDATE)
Duke bere thirrje per pjesemarrjen e qytetareve ne zgjedhje, zoti Berisha tha se Partia Demokratike po deshmon vullnet per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.
“Me 28 qershor te marrim te gjithe pjese ne votime, t’i deshmojme Evropes se ne djime dhe jemi te vendosur te zhvillojme zgjedhjet evropiane. T’i tregojme se ne dyert e saj ne trokasim me voten e lire, me perkushtimin ndaj votes se lire”, ka deklaruar Berisha.
Gjate ketyre dy diteve zoti Berisha, i cili e ka perqendruar fushaten ne qarkun e Tiranes, zona me e rendesishme qe con ne Parlament 32 deputete, permendi vendimin e ri per legalizimin e rreth 6 mije objekteve te tjera ne Tirane, ndersa ne gjithe vendin, tha ai, jane ne proces 150 mije objekte.
“Ne u garantojme ju legalizim te plote te te gjitha banesave tuaja dhe garantojme pronaret ne mbare Shqiperine per kompensim te plote vetem me vlere tregu”, ka premtuar Berisha.
Ne njesine bashkiake numer 8, qe perfshin nje nga zonat tradicionale te Tiranes, zoti Berisha, duke kujtuar voten e banoreve pro Partise Demokratike ne garat elektorale, ka akuzuar per abuzim Edi Ramen ne cilesine e kryetarit te bashkise.
“Ne planin e pergjithshem urbanistik ai ka vendosur t’ju ndeshkoje, por ta harroje kete. Planin tuaj urbanistik do ta beni ju se bashku me Berishen. Rama ne planin e pergjithshem urbanistik mendon se mund te hakmerret ndaj Ramiz Alise permes jush. Por te pakten Ramizi hyri ne gare, ndersa me 28 qershor do te jete fundi politik i Rames”, ka theksuar Berisha.
Duke e cilesuar kete fushate elektorale si fushaten e bashkimit te shqiptareve rreth projektit europian te Partise Demokratike, zoti Berisha, ne te gjitha takimet elektorale ne 7 prej njesive bashkiake te Tiranes, vazhdoi diversionin politik mes socialisteve.
“Edi Rama ka dy vjet qe ju thote ju se do ju coje pertej te majtes dhe te djathtes dhe tani kur gjerat dolen ne drite te Diellit doli se fjala ishte as per te majten, as per te djathten, por per 99-shat e tij, per lejet e ndertimit. Socialisteve te Tiranes u takon detyra historike qe te nxjerrin nga skena politike kryetarin e tyre burracak”, ka nenvizuar Berisha.
Ne te gjitha takimet elektorale, zoti Berisha po perpiqet t’u percjelle mbeshtetesve te tij entuziazmin e fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit.
“Thirja ime miqesore per ju, te gjithe se bashku ne sheshin “Skenderbej”. Te dalim te kendojme fitoren. Me 28 qershor votoni 10-en. Shqiperia blu, Europa blu. Ju jeni 10-a”, ka shtuar Berisha.
Zoti Berisha e ka mbyllur diten elektorale me pjesemarrjen ne nje aktivitet te forumit rinor te Partise Demokratike, ku ka shfrytezuar rastin te ftoje te rinjte shqiptare te marrin pjese masivisht ne votime me 28 qershor, per te mbeshtetur, sic tha ai, perpjekjet e PD per liberalizimin e vizave gjate vitit te ardhshem.
Top Channel