FIA con ne gjykate shoqaten e skuderive Fota

19/06/2009 20:20

FIA i ka shpallur lufte shoqates se skuderive Fota pas refuzimit per te marre pjese ne kampionatin e vitit 2010.

Federata Nderkombetare e Automobilizmit do nise nje ceshtje gjyqesore ndaj skuderive, duke kerkuar demshperblim per prishjen e kontrates. “Avokatet e FIA-s kane analizuar kercenimin e Fota-s per nisjen e nje kampionati paralel dhe ky veprim eshte nje shkelje e rende e ligjeve”, thuhet ne komunikate.

Ne vijim, te kesaj komunikate theksohet se Ferrari dhe skuderite e tjera kane dhunuar te drejtjen ligjore te konkurrences. FIA do nise menjehere nje proces gjyqesor. Pergatitjet per boterorin 2010 do vazhdojne”, nenvizohet nder te tjera.

Ne te njejten kohe, presidenti i FIA-s Max Mosley ka shprehur besimin se gjithcka do te rregullohet. “Na u desh te nisnim procedurat ligjore por sapo ata te rifillojne te arsyetojne gjithcka do te ndalet. Nuk mund te mbeshteten aty ku mendojne dhe shume shpejt do rikthehen”, kercenon Mosley. 

Top Channel