BE: Heqja e vizave, jo per Shqiperine

19/06/2009 19:35

Dy ministra te Jashtem evropiane konfirmojne zyrtarisht se Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi pritet te perfitojne deri ne fillim te vitit 2010 heqjen e regjimit te vizave Schengen.

“Vendet e para qe do te merren ne konsiderate jane Serbia, Maqedonia dhe sigurisht Mali i Zi. Me pas do te vijne gjithe te tjeret. Une besoj se brenda fundit te vitit mund te bejme hapa te vertete perpara ne kuptimin e hapjes se regjimit te ri pa viza”, ka deklaruar ministri i Jashtem italian Franco Frattini.

Deri tani vleresimet vinin nga raportet konfidenciale te Komisionit Evropian, rekomandimi i te cilit pritet te publikohet nga fundi i muajit korrik.

“Maqedonia do te ndiqet nga dy vendet qe ndodhen me prane procesit, Serbia dhe Mali i Zi. Ndersa Bosnja dhe Shqiperia duhet te perforcojne perpjekjet e tyre. Kjo eshte menyra se si eshte vleresuar progresi nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ministri i Jashtem i Sllovakise, Miroslav Lajcak.

Kryediplomatet nuk japin asnje date te qarte per liberalizimin e vizave me Shqiperine. “Kjo do te varet nga vete ata, nga meritat e tyre dhe nga arritjet e objektivave”, ka pohuar Frattini.

“Une nuk dua te spekulloj me afate kohore. Kushtet jane te percaktuara qartesisht dhe i takon ketyre dy vendeve qe te sigurojne se ata mund te japin rezultate dhe se i plotesojne kushtet. Pra, se sa shpejt jane te afte ta bejne kete eshte krejtesisht ne doren e tyre”, ka theksuar Lajcak.

Propozimi zyrtar i Komisionit gjate muajit te ardhshem do te shqyrtohet fillimisht nga Parlamenti Evropian, e me pas nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian.

Nderkohe Ministri sllovak komentoi dhe rendesine e procesit zgjedhor ne Shqiperi. “Ajo qe nevojitet te behet eshte zhvillimi i nje procesi zgjedhor qartesisht dhe krejtesisht ne perputhje me standartet evropiane. Pra zgjedhjet te lira, te ndershme dhe transparente. Pasi ky eshte mesazhi qe politikanet dhe qytetaret shqiptare do t’i dergojne Evropes dhe menyra se si do te zhvillohen zgjedhjet do te kete nje impakt serioz ne menyren se si do te shqyrtohet kandidatura Shqiperise per ne Bashkimin Evropian”, ka nenvizuar Lajcak.

Dy ministrat e Jashtem dhane keto komente ne perfundim te samitit evropian te krereve te shteteve dhe qeverive te Bashkimit Evropian, i cili shenoi dhe perfundimin e presidences ceke.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta