
Qeveria shqiptare sheh me pozitivitet faktin qe Shqiperia eshte ngjitur nje shkalle me lart per sa i perket raportit te Departamentit te Shtetit Amerikan per trafikimin, pavaresisht se raporti i DASH per vitin 2009 ishte me nota kritike per Shqiperine.
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ne nje komunikim per median tha se gjithsesi raporti eshte nje hap perpara, pasi nuk mbetet me nje vend ne vezhgim.
Perkrah zevendesministres Zajmi, qe merret me çeshtjet e trafikimit, Nishani tha se ky raport do te jete nje plan pune per ministrine qe ai drejton dhe me tej shtoi se Shqiperia ka perparuar ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore. “Shqiperia del nga zona e vezhgimit tani ne krah te vendeve te tjera te Bashkimit Europian”, ka folur me nota pozitive ministri Nishani.
Me tej, ministri i Brendshem vleresoi ate çfare thuhet ne raport, se ne vitin 2008 qeveria shqiptare tregoi perpjekje per t’u siguruar viktimave te trafikimit mbrojtje dhe asistence.
Ne te njejten kohe, ai deklaroi se qeveria ka dhene 262 mije dollare per financimin e strehezes qe operohet nga qeveria shqiptare per perkujdesjen ndaj viktimave. Zevendesministrja e Brendshme, Iva Zajmi, tha se gjate vitit te kaluar ka nje rritje te aktiviteteve parandaluese mbi trafikimin, si dhe vuri theksin tek angazhimet maksimale te qeverise ne kete drejtim. “Tashme nuk jemi vend nen vezhgim, por jemi nje vend qe ka bere nje progres te madh ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore”, tha ajo.
Ndersa Nishani vleresoi se Shqiperia me vleresimet e ketij raporti eshte tashme ne nivelin e shume vendeve te Bashkimit Evropian per sa i perket trafikimit te qenieve njerezore.
Kurse per parandalimin e ketij fenomeni, ministri i Brendshem vleresoi raportin, ku thuhet qarte: “Gjate periudhes raportuese, qeveria e Shqiperise ka zbatuar nje numer aktivitetesh per parandalimin dhe luften ndaj trafikimit. Qe prej periudhes nentor 2007, Ministria e Brendshme ka vene ne dispozicion nje numer falas qe funksionon 24 ore per viktimat dhe viktimat e mundshme te trafikimit.
Ministria e Arsimit ka perfshire ne kurrikulat e shkollave te mesme programe per rritjen e ndergjegjesimit per rrezikun e trafikimit. Ne vitin 2008, qeveria miratoi nje plan veprimi kombetar per luften kunder trafikut, specifikisht adresoi çeshtje lidhur me trafikimin e femijeve. Ministria e Turizmit mori drejtimin ne monitorimin e kodit te sjelljes per parandalimin e turizmit te seksit per femijet, ku 24 agjenci turistike e nenshkruan”, citoi kreu i Ministrise se Brendshme.
Top Channel