Milan, Pato ne medyshje

18/06/2009 13:15

Aleksandre Pato nga Afrika e Jugut ku eshte grumbulluar me kombetaren braziliane per Kupen e Konfederatave le ne dore te Milanit te ardhmen e tij per sezonin e ardhshem dhe vlereson ish trajnerin Carlo Ancelotti.

“Ancelotti per mua eshte nje trajner dhe nje njeri shume i rendesishem. Ai me mori si lojtar dhe me rriti dhe e ndjej qe i detyrohem shume, por kam nje kontrate me Milan dhe i takon Milanit te vendose per mua”- tha Pato perpara gazetareve.

Braziliani kishte deklaruar pardje se “Milan ishte shtepia e tij”. Ky ndryshim  tregon qe Pato nuk eshte me i sigurt per te ardhmen e tij dhe qendrimi i tij eshte lekundur mes Milan dhe Chelsea ku e pret Ancelotti.

Top Channel