Italia mundet nga Egjipti

18/06/2009 23:45

Kampionet e botes jane thyer ne menyre te pabesueshme 0-1 nga Egjipti ne ndeshjen e dyte ne grup te Kupes se Konfederatave.

Te kaltrit e filluan kete ndeshje me nje skuader me sulmuese se ndaj Amerikes, por serish pesuan gol, kete here nga nje goditje kendi ku Homos i lene i lire ne zone tund rrjeten e Bufonit.

Ne pjesen e dyte Italia u perpoq ne disa raste per te barazuar me Pirlon e me pas me Iakuinten, por portieri egjiptian dhe shtylla nuk ia lejoi skuadres se Lipit barazimin.

Tashme kampion e botes rrezikojne kualifikimin, duke lene gjithcka per ndeshjen e fundit ndaj Brazilit.

Nderkohe keta te fundit kane arritur te kualifikohen per ne raundin gjysmefinal te Kupes se Konfederatave.

Ne ndeshjen e dyte ne grup ata kane mundur 3-0 Shtetet e Bashkuara duke i eliminuar nga ky aktivitet. Shume shpejt skuadra e Dunges kalon ne avantazh, nje krosim i mbrojtesit te Interit, Maikon gjen ne zonen e amerikaneve Felipe Melon i cili nuk gabon nga ajo distance.

Perpiqet te reagoje skuadra e Shteteve te Bashkuara, por nje gabim ne sulm i tyre, sjell golin e dyte brenda 20 minutave loje.

Nje kombinim perfekt shpejtesie i Kaka, Ramirez perfundohet nga Robinjo. Ne avantazh 2-0 e mbyllin pjesen e pare brazilianet, por sigurisht nuk do te mjaftoheshin me kaq.

Ne minuten e 62-te serish Kaka jep nje top te arte per Maicon i cili finalizon duke cuar ne tre shifrat e lojes.

Nga ana tjeter skuadra amerikane e eliminuar nga ky aktivitet u perpoq te reagonte duke goditur ne dy raste traversen, por e paten te pamundur te ndeshkonin Hulio Sezar.

Top Channel