Ish-Fusha e Aviacionit, park me imazh kaligrafie

18/06/2009 07:55

Ne hapesiren ku dikur ka qene ish-Fusha e Aviacionit, Bashkia e Tiranes ka parashikuar te realizoje nje park tematik, duke krijuar keshtu nje qender te re çlodhese per banoret e njesise Bashkiake nr. 7.

Tashme, jane ne fazen e tenderimit procedurat per te ndertuar ate qe sipas drejtuesve te bashkise konsiderohet nje “kopsht gjigant”, ne periferi te kryeqytetit.

Ky projekt qe pritet ta transformoje krejtesisht kete zone periferike pritet te filloje brenda kesaj vere. Kompozimi i hapesirave te gjelbra ne projekt perbehet nga tri module baze, te cilat jane: sistemi dhome, gjelberimi horizontal ne forme bari dhe gjelberimi vertikal i vazhduar.

Te tri keto module do te krijojne imazhin e kaligrafise qe perben edhe konceptin baze te projektit. Gjelberimi mbush ne menyre te natyrshme xhepat qe krijohen nga ndertesat pergjate segmentit urban. Nderhyrja transformuese do te shtrihet ne nje hapesire urbane qe perkon me Pisten e Aviacionit, me permasa 50 metra e gjere dhe 1 km e gjate.

Projekti imiton strukturen e nje doreshkrimi dhe permban shtrime dyshemesh, bimesi te ulet dhe bimesi te larte. Ne brendesi te zones do te kete minihapesira per aktivitete sportive dhe rekreacion; fitnes, basketboll, volejboll, pista vrapimi dhe kende lojerash per femije.

Nje vend te rendesishem ne projekt zene edhe strukturat e uleta si ndertime provizore, me destinacion librari apo banja publike, te cilat do te detajohen ne nje faze me te vonshme te projektit. Kryebashkiaku Edi Rama, ne miratimin e projektit teknik, ne KRRT, u shpreh se kjo zone do jete “nje njolle e gjelber ne harten e Tiranes, prej rreth 1 km e gjate, qe eshte nje bulevard i ri i gjelber per kryeqytetin”.

Projekti tashme ka perfunduar teresisht dhe eshte hartuar nga arkitektet italiane te “Atena Studio”. Perfaqesuesit e bashkise me te madhe ne vend konfirmojne se “kthimi i kesaj zone ne nje park te madh ka qene deshira dhe kerkesa e banoreve te zones, ne degjesat publike qe zhvilloi kryebashkiaku Rama me ta”.

Top Channel