Anija me H1N1 zbarkon pasagjeret ne ishull

18/06/2009 10:50

Kane zbritur ne nje ishull pak kilometra larg brigjeve venezueliane 342 pasagjeret e Ocean Dreams anija turistike spanjolle ne bordin e se ciles ndodhen 11 persona te dyshuar si te infektuar me virusin H1N1.

Shoqeria spanjolle e udhetimeve turistike ka pergenjeshtruar lajmin se anija ndodhet ne karantine dhe gjendja e pasagjereve do te permiresohet sa me shpejt qe te jete e mundur.

Me pare asnje pasagjer i “Ocean Dreams” nuk ishte lejuar nga autoritetet e Barbadosit qe te zbriste ne toke, po ashtu edhe Venezuela refuzoi pritjen e tyre deri ne momentin qe i dha autorizimin per zbritjen ne ishullin Margarita.

Top Channel