
Presidenti i Republikes, Bamir Topi u ka bere thirrje te gjithe qytetareve qe nuk kane aplikuar ende per kartat e identitetit te shfytezojne edhe afatin e fundit, qe eshte dita e neserme.
“Kam rastin tu bej nje thirrje shume te sinqerte qytetare te gjithe atyre qe nuk kane aplikuar per kartat qe te shfrytezojne diten e fundit. Gjithashtu ata qe kane aplikuar duhet t’i terheqin ato”, eshte shprehur Topi ne “Top Story”.
Presidenti i Republikes theksoi se pajisja me karta nuk eshte e rendesishme vetem per zgjedhjet, por edhe per te ardhmen e vendit ne Bashkimin Evropian.
“Besoj se zgjedhjet jane e vetmja pengese pas te ciles ne do te futemi pa asnje lloj veshtiresie ne BE. Nese zgjedhjet do te shkojne keq, atehere shtegu per ne BE do te ngushtohet”, theksoi kreu i shtetit.
Ai tha se kushdo qe tenton te manipuloje procesin e pajisjes me kartat e identitetit, po luan me fatet e vendit ne rrugen drejt anetaresimit.
Topi u beri thirrje organeve perkatese te drejtesise qe te marrin masat e duhura ndaj kujtdo qe tenton te prishe procesin zgjedhor.
“Per dyshimet qe hidhen per prodhimin e kartave duhet qe institucionet e shtetit te veprojne. Keto organe te jene ne veprim dhe te japin denimin e merituar per cilindo qe tenton te modifikoje nje proces qe eshte marre me seriozitet. Ata qe falsifikojne duhet te marrin parasysh edhe te ardhmen e vendit ne BE”, eshte shprehur Topi.
Top Channel