
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka konfirmuar ne “Top Story” mungesen ne samitin e Novi Sadit per shkak te mosthirrjes se presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.
“Une kam paralajmeruar mospjesemarrjen ne samitin e Novi Sadit. Ne keto takime kemi qene dhe faktore moderacioni per te gjithe situaten qe eshte krijuar ne Ballkan. Mund te konfirmoj se ne datat 23 dhe 24 te ketij muaji kam ftuar ne Vlore presidentin Sejdiu, presidentin e Maqedonise dhe presidentin e Malit te Zi per te diskutur problemet tona”, theksoi Topi.
Ne vijim, presidenti eshte perqendruar ne fushaten elektorale, kodin e ri zgjedhor dhe zgjedhjet e 28 qershorit. “Fushata eshte ne dinamiken e saj dhe nuk besoj se ka ngjashmeri me fushatat e tjera. Kjo fushate po imponohet edhe nga ligji i ri zgjedhor qe ka nje strukture totalisht te ndryshme nga ai qe kemi pasur. Ky ligj te detyron te sillesh ndryshe per fushaten dhe ta trajtosh ndryshe per te pasur nje vizion te caktuar per rajone te caktuara”, shprehet Topi.
Presidenti i ka cilesuar si te shemtuara rastet e ndryshme te dhunes, duke nenvizuar se keto nuk jane elemente qytetarie por shtoi se gjithcka eshte amplifikuar nga politika. “Zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009 duhet te konsiderohen si feste e demokracise pasi ne jemi ne mbyllje te tranzicionit sepse Shqiperia sot eshte nje vend i NATO-s qe do te thote qe pergjegjesia per administrimin e zgjedhjeve duhet te jete maksimale. Ngjarja e Qerretit eshte tragjike. Jane ngjarje qe nuk i takojne nje vendi qe aspiron te jete anetar i BE-se. Aty ku ndodhin incidente te tilla ka sfond politik”, shton kreu i shtetit.
Ne vijim te intervistes se tij, Topi ka shprehur besimin se zgjedhjet do jene te qeta. “Duhet te jemi selektive ne analize. Debatet i kam ndjekur me vemendje por ka pasur dhe debate qe u jam larguar me deshire. Ai debat qe precipiton ne tensione dhe shkembime batutash besoj se pas 20 viteve demokraci nuk eshte i kendshem per publikun qe e ndjek. Kam ndjekur nga televizionet nje lloj sondazhi qytetar dhe me kenaqesi mund te them se niveli qytetar eshte i pelqyeshem, cka do te thote se njerezit sot nuk jane te painformuar politikisht. Lidershipi politik i te gjitha partive duhet te kuptoje qe mesazhet politike dhe elektorale nuk mund te jepen ne menyre te paperpunuar. Por nga ana tjeter, me vjen keq qe disa politikane vazhdojne me nivelin e nje gjuhe retrospektive politike”, qartesoi presidenti.
Topi hodhi dhe nje note kritike ndaj mediave per qendrimin e tyre ne kete fushate zgjedhore. “Ne te gjithe aktivitetin tim kam qene korrekt me mediat dhe ato me mua por per te analizuar performancen e medias ne lidhje me politiken, media ka ceduar ne orientime te caktuara politike dhe gati gati ka marre orientimin e politikes. Ka gjasa qe nje grup politik te orientoje nje media te caktuar apo nje grup tjeter nje media tjeter dhe mua nuk do me vinte mire qe kjo tendence te theksohej. Gati gati kemi media qe orientohen me shpejt se sa nje force politike e caktuar. Sot une degjoj qe njerezit nderrojne kanal. Njeriu nuk ka nevoje te intoksikohet vetem me nje mesazh elektoral por duhet ta zhvilloje jeten ne harmoni dhe te degjoje mesazhe te ndryshme. E ke te veshtire te dallosh nje parti te djathte nga nje e majte dhe ka nga ata qe marrin pjese ne gare dhe nuk dallojne dot thelbin e nje programi te caktuar. Kam besim se keto zgjedhje do kalojne ne menyre shume te qete dhe shume korrekte, pavaresisht betejes elektorale”, nenvizoi Presidenti.
Ai mbeshteti gjithashtu edhe kodin e ri zgjedhor. “Kam qene nje nga partizanet e ligjit proporcional rajonal sepse ky ligj per nje vend si Shqiperia te jep mundesine qe te fustesh zonja ne Parlament, te jep mundesine qe te rrisesh kualitetin e perfaqesimit dhe kualitetin e qeverisjes se neserme”.
Top Channel