
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka deklaruar se reforma ne drejtesi duhet te jete prioritet absolut i politikes shqiptare.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Topi ka theksuar se politika nuk duhet ta pengoje kete reforme, te cilen e konsideroi si kyce per integrimin e vendit ne strukturat evropiane.
“Duhet t’i kushtohet perparesi reformes ne drejtesi, qe na eshte rekomanduar nga BE. Une nuk deshiroj qe te kete ngerce ne Parlament lidhur me miratimin e ligjeve, sic ndodhi me gjykaten administrative. Vullnetet politike nuk duhet te jene frenuese”, ka pohuar Topi.
Kreu i shtetit ka theksuar se sistemi i drejtesise ne vend duhet te shkeputet nga politika, e cila ne disa raste sipas tij mban peng prokuroret dhe gjykatesit.
“Ka nje raport drejtesi-politike, por e keqja eshte qe disa here gjyqtaret jane peng i politikes. Ka gjyqtare e prokurore te ndershem, por ka edhe nga ata qe behen pjese e pazareve dhe qe ne nuk duam ta kemi perpara ne rrugen e integrimit”, ka theksuar Topi.
Kreu i shtetit ka theksuar se sistemi i drejtesise duhet te jete i shendoshe dhe ka shtuar se kjo gje arrihet ne radhe te pare nga karakteri i njeriut.
“Ne duam nje drejtesi te shendoshe. Sot pergjegjesine per sistemin e drejtesise e ka karakteri individual i cdo njeriu. Pergjithesisht une mendoj se ka nje progres dhe shpresoj qe ai te thellohet”, ka shtuar Topi.
Me tej, i pyetur mbi tragjedine e Gerdecit, presidenti ka theksuar se demontimi i armatimeve eshte nje proces qe po zhvillohet ne shume zona te vendit dhe ka nenvizuar se cdo zyrtar duhet te kete pergjegjesine e tij.
Top Channel