Seseri, akuza bashkise se Krujes
17/06/2009 17:00
Opozita denoncon Bashkine e Krujes lidhur me problemet e shumta qe jane shfaqur ne pergatitjen e infrastruktures zgjedhore ne kete qytet. Kandidatja socialiste, Rudina Seseri thote se nga drejtuesit e bashkise i behet presion punonjesve te administrates per votimin.
“Kushdo qe punon ne administrate eshte thirrur dhe kercenuar se nese nuk tregoje militantizem te qarte atehere do te hiqet nga puna”, u shpreh Rudina Seseri, kandidate e PS-se ne qarkun e Durresit.
Perfaqesuesit e opozites i kane bere prezente zyrave te OSBE dhe ODIHR-it te gjitha shkeljet ligjore, nderkohe qe per korigjimin e tyre duhet vetem dy dite kohe, pasi me vone mbaron edhe afati ligjore.
Top Channel