
Republikanet tentuan te mbyllin krisjet me Partine Demokratike nje dite pas deklarates kontraversiale te nenkryetares demokrate Jozefina Topalli.
Ne nje takim elektoral ne Postribe te Shkoder, Topalli akuzoi Partine Demokristiane, por edhe aleatet republikane si parti te inkriminuara.
Ne emer te kryesise se Partise Republikane ka reaguar nenkryetari i kesaj partie, Neritan Alibali, i cili eshte edhe kandidat republikan i qarkut te Shkodres.
Alibali deklaroi se mes Partise Republikane dhe asaj Demokratike ka nje marreveshje te nenshkruar ne 21 mars te ketij viti nga dy kryetaret Sali Berisha dhe Fatmir Mediu.
“Ne e konsiderojme qendrimin e zonjes Topalli, si kercenim personal te paarsyeshem qe bie ndesh me paktin e nenshkruar me Partine Demokratike. Ne i hedhin prapa qendrimet personale te mbajtura nga gjithsecili dhe shohim nga e ardhmja”, u shpreh Alibali.
Republikanet kerkojne qe te votohet per koalicionin e djathte dhe permendin faktin se kryeministri Berisha e ka vleresuar Partine Republikane si aleatin me te ngushte dhe se republikanet do jene serish nje koalicionin qeverises.
Top Channel