Meta: LSI nxjerr vendin nga kriza

17/06/2009 21:10

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta gjate nje takimi elektoral ne Cerrik ka deklaruar se e majta eshte fituesja e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Meta deklaroi se socialistet dhe progresistet do te nxjerrin vendin nga kriza ku e ka zhytur Sali Berisha. Meta deklaroi gjithashtu se pas 28 qershorit do te beje koalicion vetem me Partine Socialiste.

“Shqiperia eshte ne krize ekonomike dhe vetem nje njeri nuk e pranon, Berisha. Prandaj, votat tuaja do te jene per LSI dhe Ilir Meten, ne menyre qe ta nxjerrim Shqiperine nga kriza dhe ekonomia te zhvillohet dhe te ece perpara. Sepse ne nuk duam qe ne Shqiperi te kete edhe nje familje te vetme qe nuk e perballon dot koston e jeteses”, ka deklaruar Meta.

Nderkohe, aleati i tij, kryetari i PSV91 Petro Koci, ne nje takim ne komunen e Zallbastarit eshte shprehur se vendi ka nevoje per ndryshime kushtetuese qe garantojne kontrollin e qytetarit mbi qeverine dhe politiken.

Top Channel