Mediu fton banoret e Hasit te votojne PR

17/06/2009 20:55

Ndalesa e radhes e turit elektoral te kreut republikan, Fatmir Mediu ka qene Hasi. Duke permendur futjen e Shqiperise ne NATO dhe duke premtuar endrren europiane, Mediu ftoi banoret e Hasit te votojne PR.

“Votoni PR sepse keni votuar per veten tuaj, keni votuar per Hasin, per kombin shqiptar. Se kombi shqiptar ka nje te ardhme, sot ne NATO neser ne BE”, ka deklaruar Mediu.

Ne vijim te turit elektoral ne qarkun e Beratit, kreu aleancist Neritan Ceka u ndal ne fshatin Dikat te komunes se Perondise, ne nje familje fermere.

Gjate takimit Ceka ka nenvizuar mbeshtetjen qe Aleanca Demokratke do jape per fermat blegtorale dhe infrastrukturen rurale.

“Ne do t’ia sigurojme fermereve kreditimin dhe shumefishimin e numrit qe pronesia ne bazen e qerase te kthehet ne pronesine e tyre”, ka pohuar Ceka.

Ndersa kreu i Partise per Demokraci dhe Integrim, Tahir Muhedini gjate nje takimi ne zonen e Cepratit ne Vlore eshte shprehur se, forca e tij politike do te kerkoje ne Parlament zgjidhjen e ceshtjes came.

“Politika shqiptare nuk eshte marre asnjehere seriozisht me ceshtjen came. Te majte e te djahte, te mblidheni te gjithe bashke dhe te votojme per ceshtjen came”, ka theksuar Muhedini.

Top Channel