Jak Ndoka: Qeveria ka diskriminuar romet

17/06/2009 21:25

Numri 1 i kandidateve te PDK-se per qarkun e Tiranes, Jak Ndoka gjate nje takimi ne lagjen Laprake, i ka cilesuar si diskriminuese politikat e ndjekura nga qeveria dhe pushteti lokal per komunitetin e romeve.

“Ju duhet te keni si pakicat e tjera shkollen dhe gjuhen tuaj, qe te njihen nga shteti. Por ju jeni te diskriminuar. Te pakten nje person i familjes tuaj duhet te jete i punesuar”, ka deklaruar Ndoka.

Ai ka premtuar se nese vjen ne pushtet, PDK nuk do t’i lere ne harrese pakicat qe jetojne ne vendin tone.

Top Channel