
Mbeshtetes te presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinexhad dhe te rivalit te tij kryesor politik kane mbushur rruget e Teheranit ne dy protesta te ndara.
Pas demonstratave te kryesuara Mir Hossein Moussavi i cili konteston zgjedhjet presidenciale te zhvilluara javen e shkuar, tani jane mbeshtetesit e presidentit te vendit qe kane dale ne perkrahje te liderit te tyre politik.
Pas marrjes se vendimit per rinumerimin e votave, Keshilli i Gardianeve ne Iran mund te anuloje zgjedhjet nese veren parregullesi ne procesin zgjedhor te 12 qershorit.
Mir Hosein Moussavi i kishte derguar dy dite me pare nje kerkese Keshillit Gardian ku i kerkonte anulimin e zgjedhjeve dhe ishte shprehur per mediat se ka pak mundesi qe nje vendim i tille te merret nga ana e Keshillit.
Mbeshtetesit e tij kane lajmeruar se sot do te kete nje tjeter manifestim do te mbahet ne Teheran.
Top Channel