Gerrard: Perjetesisht me Liverpool-in

17/06/2009 15:50

Steven Gerrard i premton besnikeri te perjetshme skuadres se Liverpool-it.

Kapiteni i “The Reds” eshte shprehur se ka ndermend te terhiqet perfudnimisht nga futbolli ne moshen 33 vjecare. Ai pohon se do respektoje kontraten 4 vjecare me skuadren ku ka nisur karrieren.

“Ne vitin 2013 une do jem 33 vjec dhe nuk besoj se do vazhdoj te luaj”, shprehet Gerrard, i cili me shume se nje lojtar i Liverpool, eshte nje ikone e kesaj skuadre, nje nga me legjendaret ne historine e futbollit boteror. Gerrard e nisi karrieren ne vitin 1987 me te rinjte dhe 10 vjet me pas u bashkua me ekipin e pare.

Ai ka luajtur 333 ndeshje dhe ka shenuar 71 gola me kete fanele. “Kur te terhiqem do kem ne zemer vetem nje klub”, ka perfunduar Steven.

Top Channel