Berisha: Fitore edhe ne 2017

17/06/2009 15:25

10 dite perpara mbylljes se fushates elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit, lideri i demokrateve, Sali Berisha eshte takuar me studentet ne sheshin “Demokracia”, vendin ku nisi rrezimi i regjimit komunist.

Pas 19 vjetesh, Sali Berisha kerkoi serish mbeshtetjen e studenteve per te bere sic tha ai Shqiperine si e gjithe Europa.

“Do te bejme gjithçka qe ju te fluturoni si zogj te lire, pa viza, ne mbare Europen. Do te bejme gjithçka, se bashku me ju, qe vendi juaj te marre fytyren tuaj, qe ju te jeni imazhi europian i Shqiperise”, premtoi Berisha.

Por kete fushate, Sali Berisha vjen ne qytetin Studenti, pas Edi Rames, i cili zgjodhi te hape ate, pikerisht tek sheshi “Demokracia”, cka sigurisht nuk u percoll pozitivisht nga Sali Berisha, nje nga nismetaret e proceseve demokratike dhe vizitor i oreve te para tek protesta e studenteve ne dhjetor ‘90.

“Tre jave me pare, ne kete shesh, u shfaqen si kapuçone bijte e eterve qe ne i permbysem pikerisht ketu. Ata me ngjanin si mbeturina te ushtrive te shpartalluara qe shkojne e rikthehen ne batalionin e tyre. Une i them zotit Rama: Ja ku jam me keta studente”, tha Berisha.

Dhe me pas erdhi paralajmerimi se Partia Demokratike jo vetem do te fitoje zgjedhjet e qershorit, por edhe ato te kater dhe tete viteve te ardhshme:

“Ate qe u bera eterve ne vitin ’92, ate qe u bera bijve ne vitin 2005, do t’ua bejme serish ne vitin 2009, do t’ua bejme ne vitin 2017”, tha Berisha.

Zoti Berisha i beri thirrje te rinjve te marrin pjese masivisht ne votime dhe te shfrytezojne keto dy dite per t’u pajisur te gjithe me dokumenta identiteti, ne menyre qe me 28 qershor te zhvillohen zgjedhjet me te mira ne historine e vendit.

Top Channel