Afganistan, vriten 3 ushtare daneze

17/06/2009 17:05

Tre ushtare daneze jane vrare ne provincen jugore te Helmandit, ne Afganistan.

Lajmin e bejne te ditur burime ushtarake daneze, sipas te cilave makina me te cilen ushtaret po patrullonin shkeli nje bombe artizanale te vendosur ne ane te nje rruge.

Jane gjithesej 25 ushtaret daneze te vrare qe kur Danimarka iu bashkua forcave te koalicionit te udhehequra nga SHBA ne Afganistan.

Danimarka ka derguar atje 700 ushtarake, shumica e te cileve jane vendosur ne Helmand, province e kthyer ne bastion te guerrilasve talebane.

Lidhur me vrasjen e tre ushtareve ka reaguar edhe ministri i Jashtem danez, Soren Gade, i cili ka shprehur keqardhjen e tij.

Top Channel