Modric nuk ndalet, kapiteni kroat vendos rekord historik në Botëror me asistin ndaj Ganës
Menjehere pas vendimit te klubit per t’ia besuar skuadren edhe per nje sezon Refik Halilit dhe Shefikat Ngjeles, Tirana demonstron menjehere se qetesia eshte rikthyer tashme ne radhet e futbollisteve.
Dita e djeshme ka shenuar edhe rikthimin ne stervitje te lojtareve bardheblu, te cilet kishin pushuar qe nga dita kur fituan titullin ne ndeshjen ndaj Vllaznise.
Te vetmit qe mungonin nga grupi i futbollisteve te sezonit tjeter ishin Agolli, Devolli dhe Muzaka, te cileve, sipas deklarates se drejtuesve te klubit, u eshte dhene leje per shkak te disa impenjimeve personale. Nderkohe qe ne shkallet e stadiumit eshte shfaqur edhe kryedonatori Refik Halili.
Ne fund te stervitjes, “bosi” i klubit bardheblu ka ritheksuar se “do te rikonfirmoj pjesen derrmuese te futbollisteve, qe kontribuuan ne fitimin e titullit kampion. Por synoj te ndertoj nje skuader te madhe, e cila te shfaqet ambicioze edhe ne Champions League. Çeshtja e emerimit te trajnerit te ri do te zgjidhet brenda pak ditesh”.
Top Channel