Real hua 150 milion euro per Kaka dhe Ronaldo

16/06/2009 12:00

Dy blerjet e bujshme te Real Madrid, Rikardo Kaka dhe Kristiano Ronaldo jane blere me nje hua prej 150 milion eurosh te marra ne dy banka te ndryshme ne Spanje.

Shuma e marre nga Florentino Perez perkon me shumen qe ai shpenzoi per te blere Kaka dhe Ronaldo sipas gazetes spanjolle “El Mundo” dhe se bankat pohuan qe huadhenia nuk eshte rrezikshme pasi Real Madrid ka lene si garanci te drejten televizive.

Reali u ka komunikuar bankave qe blerjet e reja do t’i shumefishojne fitimet. Vete presidenti i madrileneve ka marre si shembull me shume se njehere blerjen e Zinedine Zidane ne 2001 nga Juventusi per shumen rekord te kohes 73 milion euro qe i solli Real-it katerfishimin e fitimeve.

Top Channel