
Lideri i Partise Socialiste Edi Rama ka promovuar librin-ditar te tij, mes miqsh dhe kolege ne galerine Fap, prane Akademise se Arteve te Bukura.
Botimi me i ri politikanit-artist perbehet nga shenime te ditarit te tij, shoqeruar me skica dhe piktura qe shprehin nje emocion te castit, qe nga marsi i ’98-es e deri sot. Kopertina e tij, nis me perqasjen qe autori i ben marredhenieve te kryetarit te bashkise dhe zgjedhesve me ate te artistit dhe spektatorit.
Me Ramen ndodh e njejta gje ashtu si me diplomatin dhe piktorin e viteve 1500, Peter Paul Rubens, i cili nuk mund ta kuptonte dot tagrin e tij diplomat pa vizatuar. Skicat e tij, Rama pohon se i ka realizuar pikerisht gjate takimeve me indidide te ndryshem ne zyre, ku pervecse ka ndjekur me vemendje bashkebisedimin, instiktivisht dora e tij ka qene ne aktivitet.
Ngjarjet ne ditar nisin me kohen kur Edi Rama ishte minister i Kultures, me pas kryetar bashkie e deri sot si lideri i partise me te madhe opozitare ne vend. Por ne faqet e ketij libri gjenden dhe mjaft shenime letrash, akuza politike, artikujsh gazetash, e-maile, por edhe shenime nga jeta private. Ky botim i shtepise botuese Toena mbeshtetet nga miqte e tij Maks Velo, Vladimir Myrtezai dhe Anri Sala.
Top Channel