Afganistan, atentat ne bazen e NATO-s

13/06/2009 16:35

Tete shofere afgane kane mbetur te vrare sot ne nje atentat vetevrases te kryer ne nje baze te trupave te NATO-s, ne jug te Afganistanit.

Sipas agjencive nderkombetare te lajmeve, kamikazi u hodh ne ere rreth 200 metra pas hyrjes se bazes ne provincen e Helmandit.

Sulmi u morr persiper nga talebanet, nderkohe qe zedhenesi i qeverise afgane tha se atentatori arriti te hynte deri ne zonen e parkimit, duke u hedhur ne ere prane disa kamioneve.

Top Channel