Përmbysje spektakolare, Kongo mund Uzbekistanin dhe vazhdon rrugëtimin në kampionatin botëror
Vetem dy muaj pas perfundimit te Kampionatit Evropian te Peshengritjes per te Rritur te zhvilluar ne muajin prill ne Bukuresht te Rumanise, tashme medaliste shqiptare dhe trajneret e tyre do te mund t’i gezohen marrjes se shperblimeve te merituara arritjet domethenese te tyre ne kete turne prestigjioz.
Pritja ka marre fund dje, kur edhe Keshilli e Ministrave ka miratuar vendimin per dhenien 39 milione lekeve te vjetra per dy prej peshengritesve shqiptare, te cilet jane ngjitur ne podin e me te mireve ne Evropianin e Rumanise.
Sportistet qe do te perfitojne nga ky vendim jane Romela Begaj, Erkand Qerimaj dhe trajneret perkates te tyre. Qeveria eshte mbledhur mesditen e djeshme dhe mes shume vendimeve te tjera, ka miratuar “nje shtese fondi ne buxhetin e vitit 2008 per Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, per shperblimin e disa sportisteve dhe trajnereve te tyre, qe kane arritur rezultate te larta ne Kampionatin Evropian te Peshengritjes per te Rritur”, qe ka qene nje propozim i vete MTKRS-se.
Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave “Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ne buxhetin e miratuar per vitin 2009, zeri ‘Projekte’, artikulli ‘604’, t’i shtohet fondi 3 900 000 (tre milione e nenteqind mije leke te reja), per shperblimin e disa sportisteve dhe te tranereve te tyre, qe kane arritur rezultate te larta ne Kampionatin Evropian te Peshengritjes per te rritur”. Ky fond te perballohet nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit. Nderkohe qe per zbatimin e tij jane ngarkuar MTKRS-ja dhe Ministria e Financave.
Vendimi ka hyre ne fuqi menjehere. Kampionati Evropian i Peshengritjes ne Rumani u mbyll me 12 prill me nje bilanc prej dy medaljesh per Shqiperine: 1 bronzi, qe u mor nga Romela Begaj, dhe 1 argjendi nga peshengritesi i njohur, Erkand Qerimaj. Romela Begaj u shpall Kampione e Evropes ne stilin e shkeputjes ne peshen 58 kg, nderkohe qe ne dygaresh u rendit e 3-ta, duke u mjaftuar vetem me medalje bronzi. Ndersa shtangisti 21-vjeçar, Qerimaj, u shpall nenkampion i Evropes ne peshen 77 kg, pasi u klasifikua i pari ne stilin e shtytjes, duke ngritur 190 kg. Ndersa ne dygaresh, ai mori medaljen e argjendit. Ne total, shkodrani ngriti 342 kg, vetem 2 kg me pak se bjellorusi Mikolai Çarniak, i cili mori titullin e kampionit te Evropes.
Top Channel