Moto GP, Rossi dominon ne testet e Katalonjes

12/06/2009 16:35

Valentino Rossi tregon “dhembet” qe ne provat e lira te Barcelones, duke sinjalizuar kundershtaret se kerkon te rikthehet me cdo kusht te fitorja.

Kampioni i botes ka regjistruar kohen me te shpejte gjate testeve te lira ne cirkuitin e Katalonjes me kohen 1:43:038, duke lene pas shokun e skuadres Jorge Lorenzo dhe australianin, Casey Stoner. Humbja ne Mugello vazhdon t’i djege “doktorit”, i cili ka rigjetur formen dhe motorin ne gjendjen ideale, per te garuar si i barabarte me te gjithe kundershtaret.

Vale ka treguar se ne piste te thate eshte nje pilot qe di si te sillet, ndersa ne dy garat e fundit, ate te Le Mans dhe Mugello-s ku shiu ishte i pranishem, ai nuk arriti te bente zgjedhjet e duhura, duke humbur garat dhe gjithashtu vendin e pare ne renditje. 

Top Channel