Liezhi kerkon mbrojtesin Debatik Curri

12/06/2009 08:40

Shtohet lista e klubeve te interesuara per Debatik Currin. Standard Liezh eshte skuadra e fundit qe futet ne garen per mbrojtesin e Kombetares shqiptare.

Lajmi behet i ditur nga “Extra Football”, qe theksonte se me ne fund, Luçiano D’Onofrio ka gjetur lojtarin ideal per krahun e majte te repartit difensiv, per te cilin studionte merkaton qe prej muajit janar.

Ish-menaxheri, i cili tashme mban postin e zv/presidentit te Standardi i Liezhit, ka bere zgjedhjen e tij: Curri eshte nje perforcim i nevojshem per kampionet ne fuqi te Belgjikes.

Ai aktivizohet qe prej vitit 2005 me Vorskla Poltavan, ku vetem pak dite me pare fitoi Kupen e Ukraines ne finalen kunder Shaktjor Donjeckut dhe pas gjashte muajsh do te jete lojtar i lire. Gjithsesi, drejtuesit e Standardit kane ndermend te fillojne menjehere bisedimet per transferimin e 25-vjeçarit.

Titullari i padiskutueshem i Kombetares shqiptare vleresohet edhe per faktin se mund te aktivizohet ne disa pozicione. Ne revisten interaktive theksohej se “Curri eshte lojtari qe i pershtatet me se miri imazhit te D’onofrios: pozicioni i tij natyral eshte mbrojtesi i krahut te majte, por ai mund te luaje pa probleme edhe ne qender e ne te djathte te mbrojtjes, apo si mesfushor i majte”.

Ofertat

Paraqitjet e mira ne Vyscha Liga me Vorsklan, por edhe ne arenen nderkombetare me perfaqesuesen kane bere qe Curri te jete nje prej lojtareve me te spikatur te Shqiperise.

Perveç lojes nje kunder nje, mbrojtesi eshte mjaft i forte edhe ne ajer, ku perfiton nga 192 centimetrat gjatesi. Kjo ka bere qe ai te shenoje 10 gola ne 56 ndeshje me skuadren nga Poltava. Ne kampionatet lindore, Curri ka terhequr vemendjen e Shaktjorit, fitues i edicionit te fundit te Kupes UEFA, por edhe te disa skuadrave ruse.

Ofertat nuk kane munguar as nga Gjermania, Franca, Turqia apo Rumania. Se fundmi, emri i Currit ishte lidhur me Hamburgun, por drejtuesit e klubit te Bundesliges vendosen te perqendroheshin te shqiptari Mergim Mavraj, i cili ne sezonin e kaluar u aktivizua me Bokum.

Champions

Standard Liezhi nuk do ta kishte aspak problem te paguante 1.5 milione euro qe Vorskla pretendon per kartonin e mbrojtesit kuqezi.

Shifra, e cila deri me tani ishte konsideruar shume e larte nga mjaft klube te medha evropiane, eshte nje shpenzim qe klubi duhet ta beje per perforcimin e kontingjentit per Ligen e Kampioneve. Ne fakt, si fitues te titullit ne kampionatin belg (Jupiler League), Standardi do te marre pjese direkt ne fazen e grupeve ne Champions gjate sezonit te ardhshem.

Nese vendos te transferohet ne Liezh, Curri do te jete shqiptari me i fundit qe luan ne aktivitetin elitar per klube, pas Hasit, Canes, Beqajt, Berishes e Gjasules.
 

Top Channel